Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Kajmakut për trafik droge në Itali, vjen reagimi i parë nga PS

Arrestimi i Kajmakut për trafik droge në Itali, vjen reagimi i

Ka ardhur reagimi i parë nga PS, pas arrestimit të ish-kryebahskiakut të Vorës, Agrim Kajmakut për trafik droge në Itali.

I pyetur për një koment mbi këtë çështje, kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka thënë se ligji të godasë mbi këdo.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni që s’bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, deklaroi ai.

I pyetur gjithashtu nëse Partia Socialiste i filtron apo jo përfaqësuesit që zgjedh t’i paraqesë shqiptarëve në fushata, Balla tha se “personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi nga PS dhe është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”.

Ish-kryebashkiaku ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Ai është arrestuar më 27 maj në një operacion anti-drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. Kajmaku dhe grupi të cilit ai i shërbente ishin nën vëzhgim nga ana e policisë.

Autoritetet italiane kanë kërkuar gjithashtu informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me shtetasin Agim Kajmaku, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit.

Nëse lënda narkotike e sekuestruar do të hidhej në treg kapte një vlerën e rreth 1 mln euro. Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij, që gjithashtu u arrestua.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte. Ata kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

 

 

Të fundit