Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon për herë të parë qeveria

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon për herë të parë

Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ky akuzohet se ka përfituar miliona euro nga kontrata e inceneratorit të Elbasanit.

Gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë, zv.kryeministri Arben Ahmetaj u pyet nga gazetarët për këtë çështje dhe komenti që ai i bëri ishte i shkurtër.

Ai tha se "Përballja me drejtësinë është individuale. Nuk është as kolektive dhe as politike".

Kujtojmë që Koka ka drejtuar ministrinë e Mjedisit gjatë koalcionit qeverisës PS-LSI, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit garoi me siglën e Partisë Socialiste. Ai hoqi dorë nga mandati i deputetit vetëm 9 ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit.

Të fundit