Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video-skandali sek*ual, arrestohet Safet Gjici

Video-skandali sek*ual, arrestohet Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili u përfshi në një videoskandal duke kryer marrëdhenie seksuale me një femër në zyrën e tij është arrestuar.

Sipas informacioneve të para, për të kishte masë sigurie nga gjykata e Posaçme për Korrupsion pas një kërkese nga SPAK.

Masa është ekzekutuar këtë pasdite, teksa Gjici është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij.

Gjici hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale.

Edhe pse dha dorëheqjen, qeveria vendosi ta shkarkojë kryebashkiakun socialist në mbledhjen që u mbajt po atë ditë.

Gjici drejtonte prej vitit 2019 Bashkinë e Kukësit dhe fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e 14 majit, mandat që e ndërpreu pa filluar mirë.

Të fundit