Flash News

Ditari i Maxhorancës

Artan Lame largohet nga Kreu i Kadastrës, zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici

Artan Lame largohet nga Kreu i Kadastrës, zëvendësohet nga

Artan Lame largohet nga posti i Kreut të Kadastës. Vendin e tij do ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila pritet të bëjë prezantimin ditën e nesërme në orën 10:00.

Bici u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, pasi ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën. Pas zgjedhjeve Dallëndyshe Bici u emërua zv.Ministre e Mbrojtjes.

Gjatë periudhës që ndodhet në krye të IKMT, asaj i është dashur të bëhet dhe objekt hetimi dhe gjykimi. Në vitin 2015 ajo është paditur nga Bashkia e Tiranës, bazuar në nenin 305 të kodit penal.

Një vit më vonë, në 2016-ën, ajo u vu nën hetime, pas kallëzimit të një banori të Udënishtit në Pogradec, i cili e kishte paditur Bicin për prishje në mënyrë të paligjshme të lokalit të tij 450 m2, në zonën e Liqenit të Ohrit.

Prokuroria e Pogradecit e dërgoi për gjykim për shpërdorim detyre kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bici bashkë me një zyrtar. Por, kryinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpall e pafajshme për akuzën për shpërdorim detyre

Të fundit