Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asambleja e Partisë Socialiste/ Klosi tregon datën për zgjedhjet e brendshme

Asambleja e Partisë Socialiste/ Klosi tregon datën për zgjedhjet

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, në një prononcim për mediat tha se në asamblenë e sotme që zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë do të zhvillohenmë 12 maj, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve të PS në bashkitë e vendit.

“Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë.  Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë, ku do të zgjedhim delegatët e kongresit”,-tha Blendi Klosi.

Të fundit