Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asnjë përfaqësues i opozitës në Bruksel, si justifikohet Rama

Asnjë përfaqësues i opozitës në Bruksel, si

Kryeministri Edi Rama u pyet në Bruksel nga mediat shqiptare, se pse mungojnë përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Rama u shpreh shkurtimisht se në Bruksel ka mbërritur me një format të Komisionit Evropian. Kryeministri tha se mund të kishin kërkuar ndryshime në listë, por justifikohet me faktin se në Shqipëri nuk dihet ende kush është opozitë.

“Unë kam ardhur me një format nga Komisioni. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për një përfaqësues nga ana e opozitës. Por kemi një problem që nuk është problem i Brukselit, që nuk dimë kush është kush nga ana e opozitës”, tha Rama.

Të fundit