Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Këto tre vite ende s’ka hetime konkrete në dosjet e mëdha të korrupsionit

Balla: Këto tre vite ende s’ka hetime konkrete në dosjet e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se në këto tre vite ende nuk ke hetime konkrete në dosjet e mëdha të korrupsionit nga SPAK.

I ftuar në emisionin “Top Story” Balla thotë se i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë mbi çështjen e CEZ, por nuk ka ende rezultate.  

Berisha është organizatori i shpërthimit të Gërdecit. Ajo çështje është rihapur, edhe familjarët nuk do të gjejeni kurrë qetësi nëse organizatori i vërtetë nuk….(del para drejtësisë) Mandati i prokurorisë speciale është 9 vjeçar kështu është konceptuar, e kemi marrë këtë element nga DNA e Rumanisë që arriti të çonte para drejtësisë ish kryeministria, deputetë, senatorë, vëllai i presidenti, atje është arritur në konkluzione, se atje është quajtur një prokurori e përkohshme.

Pas tre vitesh është një moment për të bërë një bilanc, në këto tre vite ende nuk ke hetime konkrete në dosjet e mëdha të korrupsionit. Ne nuk flasim në ajër. Ne i jemi drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm. Unë kam kërkuar për çështjen e CEZ.

Ato para që ka humbur shteti shqiptar kanë humbur për shkak Berishës. Ka pasur edhe kallëzim. Për këtë çështje prokuroria ka kthyer këtë përgjigje, në kushtet që ishte ngritur prokuroria speciale”, tha Balla.

Të fundit