Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla mbledh në selinë rozë kryetarët e PS në 61 bashkitë e vendit, çfarë u diskutua

Balla mbledh në selinë rozë kryetarët e PS në 61

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kryetarët e PS-së në 61 bashkitë e vendit. Takimi është zhvilluar në selinë qendrore të PS-së.

Mësohet se gjatë atij takimi është diskutuar lidhur me rregjistrin digjital të Partisë Socialiste, procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor të partisë, që do të zhvillohen gjatë vjeshtës.

Kujtojmë se Balla ka njoftuar që në Asamblenë Kombëtare në fillim të Qershorit se PS do të bëjë një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark dhe qendër votimi dhe fillimin e një fushate hapjeje të re të PS-së

 

Të fundit