Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla sulmon Berishën, tregon negociatat me PD-në për Reformën Zgjedhore

Balla sulmon Berishën, tregon negociatat me PD-në për

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka sulmuar Sali Berishën teksa u pyet nga gazetarët për kandidatët që u zgjodhën dje nga votimet për primaren.

“Non grata mbetet non grata dhe produktet që vijnë nga non grata janë non grata”, tha Balla.

Ky i fundit foli edhe për Reformën Zgjedhore, duke treguar se PS është në diksutime me demokratët për ngritjen e komisionit. Ai tha se vijojnë diskutimet për të përcaktuar formulimet e sakta për ngritjen e këtij komisioni.

“Për këtë çështje kemi qasje dhe një diskutim me grupin e PD-së për të gjetur formulimet e sakta për mandatin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Formulimi i punës është e rëndësishme për të vijuar punën e këtij komisioni.

Duam të ruajmë të njëjtin përcaktim siç kem i pasur në komisionet e kaluara të reformës, hartimi dhe pasqyrimi në ligjet të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve. Opozita duhet të kuptojë që sa më shpejt të fillojë”, tha Balla.

 

Të fundit