Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Fleta e votimit të jetë e thjeshtë, modeli i Kosovës është perfekt

Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Fleta e votimit
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE/ODIHR foli për fletën e votimit.

Në një prononcim pët gazetarët ai bëri me dije se Partia Socialiste kërkon një model të thjeshtë dhe praktik. Ai solli si shembull fletën e votimit që u përdor në Kosovë.

“Sa më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për qytetarët fleta e votimit, aq më pak e mundshme bëhet mundësia e qytetarëve të bëjnë një fletë të pavlefshme. Modeli i fletës së votimit në Kosovë, një model perfekt.

Fleta e votimit duhet të jetë e tillë që kapet ose skanohet në aparaturën e posaçme. Një fletë e madhe votimit bën që partitë e vogla të kenë vështirësi në ndjekjen e procesit të numërimit”, tha Balla.

Modeli i fletës së votimit nuk është përcaktuar ende nga KQZ-ja, ndërkohë që na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit