Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla propozon ngritjen e një komisioni: Bashkë me opozitën në shtator të vazhdojmë punën për Reformën Zgjedhore

Balla propozon ngritjen e një komisioni: Bashkë me opozitën
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se verdikti i qytetarëve duhet të pranohet nga të gjithë, teksa po fliste per procesin ankimor, që sipas tij, vërtetoi se nuk ka deformime.

Ai shtoi se kutitë e rinumëruara në KAS nuk sollën ndryshim të rezultatit. Nisur nga kjo, Balla i kërkoi opozitës që në vjeshtë të vazhdojnë punën për Reformën Zgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se duhet të nisë puna për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm që do të merret me këtë çështje.

“Nga Rama, Basha e Kryemadhi tek Presidenti, që tha se verditiki i shqiptarëve është në kuti dhe ta respektojmë. Tani jo vetëm që verditiki ka dalë, kutitë janë hapur janë rinumëruar dhe është dëshmuar se nuk ka qoftë edhe një ndryshim të vogël për të ndryshuar rezultatin.

Ky është një standard që kemi punuar shumë, që kushdo që dëshiron të rinumëroje votat apo të rishikojë rezultatin këtë të drejtë e ka. Besoj se të gjitha partitë politike, duhet ta kuptojnë se ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilit prej garuesve jo vetëm ta njohin rezultatin, por në shtator të punojmë bashkë për reformën zgjedhore të lënë në mes edhe për shkak të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas votës që ka dhënë qytetari shqiptar, do të ketë vetëm një grup parlamentar opozitar dhe me opozitën në shtator na bie përgjegjësia që të fillojmë punën për një komision të posaçëm të vijimit të reformës zgjedhore”, tha Balla.

Të fundit