Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Reforma e re Territoriale nuk do të zbatohet për këto zgjedhje. I përgjigjet Alibeajt

Balla: Reforma e re Territoriale nuk do të zbatohet për këto

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehu bindjen se socialistët do t’i fitojnë zgjedhjet vendore, ndërsa foli për Reformën Territoriale.

Ai tha se reforma e re nuk do të zbatohet për këto zgjedhje, që do të mbahen pranverën e 2023-shit. Gjithashtu këmbënguli se ndarja aktuale ka mbështetjen jo vetëm të PS, por edhe të ekspertëve.

“Për t’ju kthyer komunikimit që kemi pasur së bashku, ne me grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga gfrupi i ekspertëve. Pasi morëm në konsideratë të gjitha rekomandimet e propozimet dhe vlerësuam ecurinë e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, ka propozime për rritje të numrit, për zvogëlim të numrit.

Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027”, tha Balla.

Ky i fundit iu përgjigj edhe një deklarate të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili e konsideroi provokim qëndrimin e PS për t’i qëndruar ndarjes aktuale territoriale.

“Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, tha Balla.



Të fundit