Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla takohet me Abazoviç, flet për arrestimin e Fatos Tushes: Ka hesap personal me drejtësinë

Balla takohet me Abazoviç, flet për arrestimin e Fatos Tushes: Ka
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u takua mesditën e sotme me zëvëndëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Në përfundim të takimin Balla ka dhënë një prononcim për gazetarët. Ai folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, Balla tha se Tushe nuk është më pjesë e PS dhe se duhet të mbajë vetë përgjegjësi për veprimet që ka bërë. Sa i përket ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, Balla nuk iu drejtua as në emër.

"Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë Reformën në Drejtësi, ka qenë bindja jonë që institucionet duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe shpërdoron paratë publike, Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS-së, ka detyrimin të bëjë betejën e tij ligjore, dhe zonja në fjalë për të cilën ju i referoheni.

PS nuk mban përgjegjësi për personat që kanë një hesap personal me drejtësinë, këto ditë kanë qenë dhe dy ish-kryebashkiakë të PD-së dhe LSI-së që janë marrë nën hetim, dhe ju e kuptoni dallimin që kanë forcat politike. Jemi shumë krenar që kemi çuar përpara Reformën në Drejtësi", u shpreh Balla.

Të fundit