Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla takon Albin Kurtin: Marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive, një hap i madh

Balla takon Albin Kurtin: Marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti. Balla ka qenë i shoqëruar nga deputetë socialistë në vizitën zyrtare në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë do të forcohet bashkëpunimi mes grupit parlamentar të PS dhe LVV.

Sipas Ballës, marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Elbasan ishin një hap i rëndësishëm për lehtësimin e lëvizjes, njohjen e diplomave, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe bashkëpunimin ekonomik.

Kujtojmë që dy qeveritë u mblodhën më 26 nëntor në qytetin e Elbasanit, ku nënshkruan një sërë marrëveshjes dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.

"Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare", shkruan Balla.

 

Të fundit