Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla tregon bisedën e fundit me Alqi Bllakon: Prangat nuk ia uroj as kundërshtarit

Balla tregon bisedën e fundit me Alqi Bllakon: Prangat nuk ia uroj as

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka komentuar sërish arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako. Ai ka thënë se  në aspektin njerëzor i vjen keq dhe se prangat nuk ja uron as kundërshtarëve të tij politik.

Gjithashtu ai shtoi se me reformën në drejtësi ka mbaruar koha kur ekzekutivi nuk zbaton urdhrat e prokurorisë dhe gjykatës. ndaj çdo funksionar shtetëror nëse shkon në gjykatë

“Natyrshëm kur pyetesh çfarë ndjesie keni. Ndjesia e parë është ajo humane dhe njerëzore. Unë nuk ja uroj askujt as kundërshtarëve që të jenë në pranga. Kjo është pjesa e parë në aspektin njerëzor dhe mbyllet këtu, pastaj është pjesa tjetër që për mua është e rëndësishme”, tha Balla për “Kjo Javë”.

Ky i fundit tregoi edhe bisedën bisedën e fundit me Bllakon, ku ish-deputeti i ka thënë se beteja ligjore është e tij personale dhe e askujt tjetër, sipas Ballës.

“Duhet të kuptoni që unë nuk duhet të interferojë nëse hyj në detaje të çështjes. Dua ta falënderoj zotin Bllako për atë vendim që mori. Duhet vlerësuar maksimalisht nga të gjithë. Është rasti i parë që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është rasti i parë që deputeti, heq mandatin sapo erdhi shkresa në Kuvend nga Prokuroria.

Në asnjë rast PS nuk do bëjë avokatin e askujt. Me avokatin e tyre kanë punën e tyre. Nuk do bëjmë avokatin e askujt për akuzat e këtij niveli. Kuvendi i Shqipërisë përsa i përket për çështjen e impianteve të përpunimit të mbetjeve, janë investime të rëndësishme dhe të duhura. Nëse një zyrtar përgjatë këtij procesi, ka ngjyer gishtat dhe është bërë palë me biznesmenët, është puna e tyre personale.

Unë kam komunikuar sapo ka ardhur dosja. Qoftë anëtari i Këshillit të Mandateve, ashtu dhe personi ndaj të cilit ka ardhur kërkesa, njoftohen nga kryetari i Kuvendit. Kam biseduar në telefon, i thash koleg ka ardhur kjo kërkesë. Zoti Bllako ka thënë që kjo është beteja ime personale, nuk është e askujt prej jush”, tha Balla.

 

Të fundit