Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla tregon datën që ka caktuar Meta për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Balla tregon datën që ka caktuar Meta për mbajtjen e zgjedhjeve

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Takimi erdhi pas ftesës së Kreut të Shtetit për konsultim me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Balla tregoi datën e caktuar nga Meta për mbajtjen e tyre që është 6 marsi. Ai tha se PS nuk ka asnjë datë apo kundërshti.

“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.

Ky i fundit vazhdoi me akuzat ndaj presidentit se ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij, PS ka vepruar konform ligjit.

“Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën”, tha presidenti.

 

Të fundit