Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla tregon procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri: Kandidati duhet të mbledhë 20 firma

Balla tregon procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri: Kandidati

Partia Socialiste po mban mbledhjen e grupit për të propozuar emrin e Presidentit të ri të Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka shpjeguar procedurën për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla tha se kandidaturën për President mund ta hedhë çdo person i cili mbledh të paktën 20 firma nga deputetët. Më pas kalohen në raundin e parë të procesit, ndërsa raundi i dytë zhvillohet pas 7 ditësh. Balla tha se deri në fund të majit mund të kenë arritur të përfundojnë gjithë procesin dhe pse jo të zgjedhin Presidentin e ri në fund të Majit.

“Është një proces që përbëhet nga dy etapa, një është konsultative dhe tjetra kushtetuese. Brenda 7 ditëve nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, do të duhet të bëhet raundi i parë i bisedimeve. Për president mund të kandidojë një person që ka mbështetjen jo më pak të 20 deputetëve. Në rast se brenda afateve të përcaktuara pas Konferencës, do të ketë kandidat apo kandidate që do të kenë mbledhur të paktën 20 firma, do të shkojmë te raundi i parë. Në raundin e dytë, jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë, do të vijohet më tej. Kushtetuta ka përcaktuar si kritere bazë moshën dhe në 10 vitet e fundit të jetë rezident në Shqipëri. I bie që deri në fund të muajit maj ne të kemi arritur të ezaurojmë të gjithë procesin duke shpresuar pse jo që Presidentin e Republikës ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha Balla.

Të fundit