Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ballkani i Hapur/ Ish-deputeti i PS: Kosova të ulet në tryezë, punë e madhe nëse s’e njeh Serbia

Ballkani i Hapur/ Ish-deputeti i PS: Kosova të ulet në tryezë,

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se Kosova duhet të ulet në tryezën e ‘Ballkanit të hapur, pjesë e së cilës është edhe Serbia.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Bushati tha se nisma në fjalë është realitet politik i suksesshëm, ndaj sipas tij nuk ka problem që Serbia nuk e njeh Kosovën.

“Ne i kemi dëgjuar cilat janë qëndrimet e Shqipërisë. Ballkani i Hapur është realitet politik i suksesshëm sot. Të shohësh pjesëmarrjen e gjerë nga ata që vinë. Nga DASH ka reagime që mbështet. Vijnë ambasadorë nga BE që vijnë nga mesi i luftës. Është një bashkim ballkanik, siç ka ndodhur në Europë në nismën e 51-shit. Nuk i zgjedhim dot kë kemi gjitonë.

Se zgjedhim dot ne se kush është i pari i Serbisë, apo Maqedonisë. Në fakt, pa u dashur që të futem, me gjithë dashurinë, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të hyjmë në çështje të brendshme. Rama ka kohë që e promovon Ballkanin e hapur. Sot Ballkani perëndimor është vrimë e zezë në mes të BE. Këtu janë dy vende që janë futur rishtas në NATO, Mali i Zi dhe Maqedonia sapo janë futur me një sulm frontal nga Rusia.

Sot ke një hap tërësisht ndryshe. Sot Vuçic është ndërmjet 3 vendeve që i ndaluan Lavrovit të ulet në Beograd. Pastaj ajo është zgjidhje e Kosovës që të bashkohet apo jo. Mendoj se ‘të ulemi dhe të merremi vesh’ është gjeja më e mirë. Kjo do të ishte hapi i parë. Pas disa marrëdhënieve të tilla…s’do e njohë nesër Serbia Kosovën, punë e madhe, pasi ajo është realitet.”, tha Bushati.

Të fundit