Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku dhe dy bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

Balluku dhe dy bashkëpunëtorët e saj dalin sot para GJKKO

Gjykata e Posaçme pritet të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore ku do të merren në pyetje dhe do të verifikohen kushtet e masave të sigurisë në lidhje me zv.kryeministren Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Sipas njoftimit të GJKKO-së, tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të nisur nga SPAK, që lidhet me hetimet për procedurat e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë. Hetuesit dyshojnë se në këto tendera është ushtruar ndikim për përcaktimin paraprak të fituesve.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi për zv.kryeministren Balluku masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Ndërkohë, për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH-së, dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Balluku vijon të hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe, teksa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Të fundit