Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku e pandehur e SPAK, Spiropali: Secili mban përgjegjësi para ligjit, s'ka të paprekshëm

Balluku e pandehur e SPAK, Spiropali: Secili mban përgjegjësi para

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj sot pyetjes së deputetit Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, lidhur me statusin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion.

Shehaj pyeti pse Balluku vazhdon të qëndrojë në detyrë dhe shfaqet krah kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dyshim imazhin e qeverisë në procesin e integrimit në BE.

Ministrja theksoi se nuk komentohen çështjet konkrete të drejtësisë dhe theksoi: “Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Secili mban përgjegjësi para ligjit, secili para fytyrës së vet dhe elektoratit të vet.”

Ajo nënvizoi gjithashtu se politika e mazhorancës është ndryshe nga ajo e së kaluarës, ku akuzat penale shpesh përdoren për përfitime politike:

“Kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, vendosëm që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe vendosëm të luftojmë pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet”, tha Spiropali. 

 

Të fundit