Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Basha e kaloi cakun! Cenoi integritetin e mjekëve", paralajmëron Rama: Nesër iu drejtohem shqiptarëve me një mesash

"Basha e kaloi cakun! Cenoi integritetin e mjekëve",
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama

Menjëherë pas deklaratës së mjekëve, edhe kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Bashës se autoritetet fshehin numrin e fataliteteve nga COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama mbështet skuadrën e bluzave të bardha, duke e konsideruar të pashembullt akuzën e Bashës.

Sipas Ramës, ajo “cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre”.

“Situata ka shkuar shumë larg”, shprehet më tej kryeministri, teksa paralajmëron se nesër do t’iu drejtohet me një mesazh të drejtpërdrejtë shqiptarëve.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shkruan Rama.

 

Të fundit