Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Bashkëpunëtori që jam takuar më shumë”, Rama: S’e ndalonim dot arrestimin, SPAK ka dosje voluminoze

“Bashkëpunëtori që jam takuar më shumë”,

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen këtë pasdite pas votimit në Kuvend për ti hapur rrugë SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Rama tha se pavarësisht se Ahmetaj ka qenë një bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, nuk e ndalonte dot SPAK për arrestimin e tij pasi vuri në dispozicion një dosje voluminoze.

‘Kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, dënuar e hetuar. Arben Ahmetaj nuk është një bashkëpunëtor i largët me mua, është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë. Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë kur kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, kjo e sotmja duhet të autorizuar pa asnjë dyshim.

 Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimore. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë, nëse është një rast fajësie apo pafajësie.’- tha Rama.

Të fundit