Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bashkëshorti investitor strategjik, Xhaçka: Spekulim! S’kam përfituar asnjë cm tokë apo para publike

Bashkëshorti investitor strategjik, Xhaçka: Spekulim! S’kam

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur rreth akuzave që demokratët kanë hedhur mbi përfitimet e ministres nga statusi i investitorit strategjik që bashkëshorti i saj fitoi për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Himarë.

Krah kryeministrit Rama në konferencën për mediat, Xhaçka iu përgjigj akuzave teksa Këshilli për Imunitetin shqyrtonte mandatin e saj si deputete. Ministrja tha se nëse do të gjendej qoftë edhe një cm tokë apo qindarkë nga paratë publike që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar, atëherë do të deklaronte nëse pasuritë mes tyre janë apo jo të ndara.

Teksa i quajti spekulim te demokratëve, Xhaçka tha se do të presë verdiktin e institucioneve për çështjen në fjalë.

“Nëse ju do më thoshit një cm katror tokë publike, një lek para publike përfituar nga unë apo bashkëshorti im patjetër do t’iu jepja një përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara, apo të përbashkëta. Mua më vjen vërtet keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës që iu ka humbur teksti politik për 15 minuta fame, të marrë vëmendjen që po merr sot në këtë konferencë që është mbledhur për çështje të tjera, dhe për ta bërë këtë spekulim pjesë të këtij diskutimi a ka apo s’ka të drejtën një biznes privat në plazhin që nuk tjetërsohet, është pronë publike. Ngatërroni përdorimin për përfitim me kalimin apo daljen në det për klientët e çdo hoteli, me parimin që investimet në turizëm duhet stimuluar për disa sektorë që janë strategjikë. Megjithatë, në respekt të opinionit publik qëndrimin tim e kam bërë të qartë. Më bëhet qejfi që ky proces ka hyrë në binarët institucionale dhe unë do të pres me durim institucionet të flasin mbi këtë çështje”, tha Xhaçka.

Të fundit