Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bashkitë pa kryetar, Veliaj: Presim që presidenti t'i bindet ligjit dhe të dekretojë datën e zgjedhjeve. Do thyejmë rekordin e 25 prillit

Bashkitë pa kryetar, Veliaj: Presim që presidenti t'i bindet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi që presidenti Ilir Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Ai komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke theksuar se ishin legjitime. Veliaj akuzoi Metën se shkeli ligjin duke kërkuar të shtynte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa shtoi se kontratat nuk shkelen.

Këto deklarata kryebashkiaku i bëri nga Rogozhina ku zhvilloi një takim me socialistët dhe shprehu bindjen se PS do i fitojë zgjedhjet e pjesshme lokale.

"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Venecias ishte ai që prisnim. Si mund të thotë presidenti s'ka zgjedhje? Si mund të rri një njeri më shumë se 4 vjet pa u votuar te populli? Ne nuk mund t'i shkelim kontratat. Po kur je vip i madh dhe president ti mund ta bësh këtë.

Gjykata Kushtetuese dhe Venecia na dha të drejtë që zgjedhjet e 2019-ës ishin legjitime. Do të thotë që dhe anomalitë që lindën nga ato zgjedhje duan adresuar. Mezi presim që presidenti më në fund t'i bindet ligjit, t'i dekretojë zgjedhjet në Rogozhinë dhe iu garantoj se jo vetëm do fitojmë në Rogozhinë dhe Vorë, por do thyejmë dhe rekordin e zgjedhjeve të prillit", tha Veliaj.

Të fundit