Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Bashkitë që s'pastrojnë plehrat, s’do të përfitojnë asnjë grant"/ Rama 'thumb' për Lelin?

"Bashkitë që s'pastrojnë plehrat, s’do të

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi se bashkitë që nuk pastrojnë territorin nuk do të përfitojnë asnëj grant nga Buxheti i Shtetit. Ai tha se situata me mbetjet është një këmbanë alarmi.

"Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat, s’do të përfitojnë asnjë grant nga buxheti i shtetit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie vendore dhe çdo kryebashkiaku.

S’do të tolerojmë më mbylljen e syve nga pushteti vendor, të ndërtimeve pa leje. Duhet të shmangim papërgjshmërinë e zaptimit të territorit. Sektori i turizmit ishte i mirë por dhe aq këmbanë alarmi për mbetjet", deklaroi Rama. 

Mos ndoshta kjo deklaratë e Ramës ishte "thumb" për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli? Kujtojmë videon e kryeministrit teksa pastronte mbeturinat në e një fushe sportive në Vlorë, teksa deklaronte se është turp që turistët e huaj dhe shqiptarë të shohin këtë pamje, 

Por përveç rastit të Vlorës, gjatë sezonit turistik veror të rrugëve të mbushura me plehra u panë në Durrës. Ky u kthye në një shqetësim serioz për këtë qytet, pasi përveç dëmev serioze në shëndetin e qytetarëve, plehërat e hedhura në rrugë nuk ishin aspak imazhi që duhet për një vend turistik.

Të fundit