Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krifca: Hetimet nisën 3 vite më parë, nuk përmendet korrupsioni

BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krifca: Hetimet nisën 3 vite

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë konfirmoi pezullimin e fondeve të bujqësisë për Shqipërinë, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë për pezullimin e fondeve. Krifca pretendon se në letrën e BE-së, nuk përmendet fjala “korrupsion”. Ministrja tha se hetimi ka nisur tre vite më parë dhe nuk ka ende një raport për hetimet.

Sipas ministres, programi IPARD vijon ende në përputhje me standartet evropiane.

Krifca: Lajmi që AZHBR është nën hetim është lajm i bërë publik që në vitin 2021. Lajmi i vetëm ka qenë pezullimi i pagesës si një masë preventive e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel, e cila e ka bërë me qëllimin sqarimin e rrethanave. Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë.

Unë nuk mund të komentoj dhe as të parashikoj. Por, mund të siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve janë pikërisht ato që janë të akredituara nga Bashkimi Evropian. Nëse këto procedura të verifikuara nga kontrolli i brendshëm dhe i jashtëm, janë cenuar, imponojmë përmirësimin e tyre. Programi nuk është ndaluar, ai vijon. Autoritet zbatuese janë në punë dhe në partneritet të plotë me strukturat e BE.

Të fundit