Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE shprehu rezerva, reagon ministrja: Drafti për amnistinë fiskale nuk është ende gati

BE shprehu rezerva, reagon ministrja: Drafti për amnistinë fiskale nuk

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka reaguar për qëndrimin e BE-së ndaj projektligjit të amnistisë fiskale. Kujtojmë që BE ka shprehur rezerva dhe shqetësim serioz.

Në një konferencë, ministrja tha se qeveria nuk është ende gati për projektligjin e amnistisë fiskale. Ajo shtoi se po punohet ende për elementet teknikë dhe hartimin e akteve nënligjore.

“Amnistia fiskale është një proces, i cili ka rifilluar që në pranverë, kemi punuar me përmirësimin e draftit të punuar nga ministria e Financave dhe e ministria e Drejtësisë, që fillimisht daton në 2020, jemi ende ne fazë konsultimi.

Kemi bërë disa konsultime publike me grupet e interesit me partnerët tanë ndërkombëtarë, po vijojnë si në nivel teknik duke marrë parasysh gjithë rekomandimet ë të mira që ky ligj të jetë një ligj që do të arrijë qëllimin për të cilin do krijohet.

Se kur do finalizohet drafti nuk e kam ende një përgjigje. Po shohim elementet teknikë dhe hartimin e akteve nënligjore që përpara se të miratohet ligji të ketë qartësi dhe për elementet si do zbatohet, është një punë në proces që nuk mban ende një datë për miratimin. Nuk e dimë nëse do jetë në zbatim për zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha ministrja.

 

Të fundit