Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Beqaj reagon pas kalimit të dosjes “Sterilizimi” për gjykim: Do t’i thërras dëshmitarë Berishën, Vokshin dhe Vasilin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit për kalimin për gjykim të dosjes “Sterilizimi”, ku ai dhe tetë ish-zyrtarë të tjerë akuzohen për shpërdorim detyre. Reagimi i tij është bërë publik nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, përmes një postimi në Facebook.
Beqaj ka akuzuar se procesi gjyqësor në ngarkim të tij ka ngjashmëri me atë të zhvilluar në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, të drejtuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi. Ai pretendon se të dyja proceset kanë dështuar dhe se janë përdorur për t’i “mbyllur gojën”.
“Vokshi më mbajti dy ditë ‘peng’ në Kuvend pa më lënë të flas. E njëjta situatë ndodhi në procesin gjyqësor, ku gjyqtarja shpiku një akuzë të re dhe mori një vendim absurd,” është shprehur Beqaj.
Ai ka kërkuar disa herë që procesi gjyqësor të zhvillohej në prani të mediave, por kjo kërkesë, sipas tij, është refuzuar me argumentin se procesi është sekret hetimor.
Në reagimin e tij, ish-ministri akuzon se vendimi i gjyqtares është përkrahur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe deputetja Albana Vokshi. Beqaj ka deklaruar se do t’i thërrasë të dy këta, si dhe Petrit Vasilin, si dëshmitarë në gjyq.
“Të më thonë në sy fjalën ‘hajdut’ dhe po në sy t’u jap përgjigjen time,” përfundon reagimin e tij Ilir Beqaj.
Dosja “Sterilizimi” lidhet me akuzat për abuzime financiare dhe procedurale gjatë dhënies me koncesion të shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitale.
POSTIMI I PLOTË I ERMAL YZEIRAJ:
Deklaratë publike e Z. Ilir Beqaj
Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Ilir Beqaj, në emër të tij po përcjell këtë deklarim publik:
Së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe besim tek e vërteta që unë dhe të tjerët po mbrojmë në Gjykatë në lidhje me çështjen e koncesionit “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, që rëndom cilësohet vetëm si “çështja e sterilizimit”, duke reduktuar ndjeshëm në opinion publik gjithë komponentët përbërës të saj.
Gjyma e përballjes sonë në Gjykatë lidhet me të vërtetën e kësaj çështjeje dhe provave të saj të pakundërshtueshme. Gjysma tjetër ka kohë që lidhet vetëm me pengesat artificiale dhe të paligjshme që na u krijuan vazhdimisht gjatë këtij procesi, i cili para së gjithash duhet të garantonte të drejtat minimale të të akuzuarve, për të kuptuar akuzën, për të marrë provat ku bazohet akuza, për të folur dhe për të patur në sallë prezencën e medias.
Ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për të mbyllur gojën time. Albana Vokshi mori urdhër për të më mbajtur dy ditë peng në Kuvend pa më dhënë të drejtën për të folur dhe për t’u mbrojtur nga akuzat e saj disa vjeçare. Edhe Gjyqtarja në fund të procesit gjyqësor mori një vendim absurd dhe të pazakontë që të gjithë të heshtnin dhe të mos flisnin për thelbin e çështjes – akuzën e re që ajo shpiku në fund të procesit. Kjo ishte dhe arsyeja e “shpërthimit” tim ndaj masakrës që ajo i bëri procesit gjyqësor dhe të drejtave tona procedurale si të pandehur.
Gjyqtarja vendosi që të mos shpjegonte/arsyetonte vendimin e saj të ndërmjetëm kur ftoi prokurorët që të korrigjonin akuzën, e cila ishte në thelb një akuzë totalisht e re. Dhe për këtë kishte një arsye. Në Njoftimin e Akuzës nga prokurorët dhe në provat bashkëlidhur nuk kishte asnjë provë që përligjte ngritjen e kësaj akuze të re. Si unë, si të akuzuarit e tjerë, si avokatët tanë dhe mbi të gjitha si vetë Prokurorët e çështjes, i kërkuam asaj që të shpjegonte arsyet e këtij qëndrimi dhe në cilin fakt apo provë të akuzës ajo bazohej për të pretenduar që në rastin konkret unë isha “hajdut” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Për më tepër që ky është një detyrim ligjor i saj dhe një e drejtë e pamohueshme e imja për të kuptuar akuzën e re që më bëhej.
Pavarësisht këtyre kërkesave, Gjyqtarja vendosi të kyçte gojën. Pra, të mos shprehej. Pastaj vendosi që as Prokurorët të mos shpreheshin dhe të mos shpjegonin akuzën e re të saj. Gjoja na dha neve fjalën për t’u mbrojtur duke na thënë paturpësisht që nëse nuk kishim ndonjë gjë për të folur, edhe mund të mos flisnim. Po si mund të mbrohesha unë dhe të tjerët për një akuzë të re të bërë nga Gjyqtarja që vetëm nenin tregon dhe nuk shpjegon asgjë se çfarë u vodh, sa u vodh, kur u vodh dhe cila është kjo strukturë kriminale që nuk shpjegohet në asnjë rresht të akuzës?! Po ashtu, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e ministrit me zv. ministrin, a nuk e rregullon dhe e detyron ligji bashkëpunimin e titullarit të Autoritetit Kontraktor me kryetarin e Komisionit të Koncesionit, a nuk e rregullon dhe e detyron Kodi Civil dhe kontrata bashkëpunimin e Autoritetit Kontraktor me koncesionarin? Prandaj, ky ka qenë një proces fiktiv, që ashtu si komisioni hetimor parlamentar, duhej të mbyllej me heshtjen time. Disa herë kam kërkuar mediat të jenë prezent në sallë, sepse nuk ka asnjë sekret në fjalën e mbrojtjes sime. Ama në të gjitha rastet më është mohuar një kërkesë e tillë nga Gjyqtarja se gjithë ky proces sipas saj është sekret hetimor.
I ngjashëm ka qenë reagimi im në fund të dy proceseve. Tek procesi hetimor parlamentar duhet patjetër të reagoja kur Ina Zhupa dhe Albana Vokshi e mbyllën gjithë atë “pengmarrje” timen pa dashur kurrsesi të më jepnin fjalën. Ndërsa tek procesi gjyqësor vendosa të mos qëndroja më në sallën që më mbajti peng nëntë muaj dhe në fund Gjyqtarja jo vetëm heshti në mënyrë të paligjshme, por edhe na mbylli gojën ne të tjerëve, të akuzuarve, mbrojtësve tanë ligjorë dhe prokurorëve. Natyrshëm që Berisha dhe Vokshi e kanë duartrokitur qëndrimin e Gjyqtares. Të njëjtës gjyqtare që i hoqi masën “arrest shtëpie” Sali Berishës. Të dy këta, si edhe Petrit Vasilin, do t’i thërras dëshmitarë në gjyq. Të ma thonë në sy fjalën “hajdut” dhe po në sy t’u them përgjigjen time.
Më 23 janar, Gjykata e Posaçme dërgoi për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë. Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal". Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38