Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bisedat e Ballukut me Berberin, Rama e pranon: E kam bërë sa herë është nevoja

Bisedat e Ballukut me Berberin, Rama e pranon: E kam bërë sa herë

Kryeministri Edi Rama nuk e përjashton mundësinë që Belinda Ballukut t’i ketë thënë që të takojë sipërmarrësin Ramë Geci.

Në konferencën e fundvitit, teksa u pyet për bisedat në dosjen e Belinda Ballukut, Rama u shpreh se “i thotë ministrave të takojnë biznesmenë sa herë është nevoja’.

Për Ramë Gecin- tha Rama-  jam interesuar nja 10 herë kur ka pasur nevojë që të ketë kontakte për problemet e tija.

“Ramë Geci është një njeri për mua i nderuar, i respektuar, një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë njerëz. Ushqejnë familje të tërë në Shqipëri. Që unë ti them ministrave tako këtë e tako atë, unë nuk e di për Ramë Gecin në atë rast, por e bëj për Ramë Gecin dhe shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat, kolegët e mi gjurmojnë nga prapa sipërmarrësit dhe ka disa prej tyre që harxhojnë pjesën më të madhe të kohës duke i thënë ca keni nevoje etj. Që unë mund të kem thënë tako Ramë Gecin nuk ka çudi, sepse për Ramë Gecin jam interesuar nja 10 herë kur ka pasur nevojë që të ketë kontakte për problemet e tija“, u shpreh kryeministri.

Ndërsa i pyetur për takimin me përfaqësuesit e kompanisë turke për tunelin e Llogarasë, Rama u përgjigj: “Kam takuar përfaqësues kompanish pa fund. I kam takuar cke me atë punë, i kam thënë hejdeni në Shqipëri. Por nga kjo tek pjesa që pas tre muajsh fitoi tenderin dhe pastaj komenti e fitoi me çmim apo pa çmim janë si ato të Çvjekut unë jam kaq vjeç, mora rrugën për Durrës, sa vjeç ishte gjyshja ime”, tha Rama, i cili e mbyllu duke thënë “do takoj kë të më dojë e bardha zemër”.

Të fundit