Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bledi Çuçi tregon prapaskenat si e mësoi lajmin e emërimit si Ministër i Brendshëm: Pse u befasova aq shumë

Bledi Çuçi tregon prapaskenat si e mësoi lajmin e

Bledi Çuçi ka treguar prapaskenat se si e mësoi lajmin se kryeministri Edi Rama kishte vendosur ta emërojë si ministër të Brendshëm, në vend të Sandër Lleshajt, pasi dha dorëheqjen për shkak të vrasjes së Klodian Rashës, ngjarje e shoqëruar me një valë protestash në të gjithë vendin.

I ftuar në ‘Open, ministri thotë se lajmin e ka mësuar përmes ambasadorit të BE, Luigi Soreca gjatë një aktiviteti ku ai merrte pjesë si ministër i Bujqësisë.

Ishim në aktivitet bashkë me ambasadorin Soreca. Reagimi ishte ai dhe befasia ishte e madhe. Në një ekip trajneri ndërron lojtarët për strategjinë e fitores. Vullneti im është i plotë për sa kohë jam pjesë e qeverisjes. Përgjegjësia është më e madhe por befasi erdhi për shkak se isha në mesin e në vrullin e disa projekteve shumë të rëndësishëm në Bujqësi si shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët”, tha Çuçi.

Po ashtu, ministri i ri pati edhe një përgjigje për paraardhësin e tij, Sandër Lleshaj i cili ditën e dorëzimit të detyrës dhe prezantimit nga Rama, tha se Çuçi u emërua në këtë post pa dëshirë.

Nuk është çështje mos dëshire, por lidhet me mosdijen. Ish ministri Lleshaj në pjesën e parë të fjalisë tha nuk kishte etje të madhe për këtë post”, tha ministri.

Të fundit