Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbush 'boshllëqet' në qeveri; Bledi Çuçi pasues i Sandër Lleshajt, një tjetër zyrtare në krye të Ministrisë së Bujqësisë

Rama mbush 'boshllëqet' në qeveri; Bledi Çuçi
Foto Ilustruese/ Bledi Çuçi

Bledi Çuçi zgjidhet si Ministër i Brendshëm. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama pëmes një postimi në Twitter, duke theksuar se në pozicionin e tij si Ministër Bujqësie, është vendosur Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, Ikonomi ka mbajtur më herët edhe postin e ministres së Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.

Të fundit