Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bllokimi i aksit Milot-Lezhë, Balluku thotë se nuk është shkaku dëbora: I keni informacionet e gabuara

Bllokimi i aksit Milot-Lezhë, Balluku thotë se nuk është

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për bllokimin e aksit Milot-Lezhë.

Sipas ministres Balluku, dëbora nuk ka qenë shkaku i bllokimit por stuhia dhe automjetet e prishura në rrugë, prandaj dhe u bllokua rruga.

Balluku thotë se është turp për personat publikë që flasin me urrejtje për këtë situatë, teksa i bën thirrje qytetarëve të shmangin akset problematike.

"Për të thënë të drejtën me ata qytetarë kam qenë deri në të gdhirë. I keni informacionet e gabuara. Nuk ka qenë i zënë prej dëborës, por prej stuhisë. Nuk kishte shikueshmëri. Nuk kemi shkopin magjik. Borëpastrueset kanë qenë aty, problematika nuk ka qenë me të. Por me automjetet e prishura, dhe sidomos me ato të tonazhit të rëndë. Prandaj kërkuam bllokimin dhe mosqarkullimin e tyre."

Të fundit