Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bordi nuk reflekton çmimet e bursës, Ibrahimaj sfidon mediat: Janë aludime

Bordi nuk reflekton çmimet e bursës, Ibrahimaj sfidon mediat:

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Deina Ibrahimaj, ka mohuar raportimet se Bordi i Transparencës nuk reflekton çmimet e bursës.

Nga konferenca për shtyp, Ibrahimaj i quajti inekzistente faktet që Bordi merr vendime në interes të disa individëve të caktuar. Ministrja u shpreh se të gjitha lajmet se Bordi vepron sipas interesave, janë aludime të pasakta.

“Bordi i Transparencës i cili përcakton çmimet e hidrokarburave, bën një vit që operon. Unë ju sfidoj ju dhe këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë në mënyrë të përsëritur. Ju thoni që Bordi nuk merr vendime në bazë të bursës, por në bazë të interesave që në fakt janë inekzistente. Me përgjegjësi të plotë ju them që aludimi që ju bëni, nuk është i saktë dhe jo korrekt”, tha Ibrahimaj.

Të fundit