Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama bisedë online me Varhelyi dhe Borrell: Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së

Rama bisedë online me Varhelyi dhe Borrell: Presim që Shqiperia

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka zhvilluar një bashkëbisedim online me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari i lartë përshëndeti angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e saj të pranimit në Bashkimin Evropian.

Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutohet me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm”, shkruan Borell.

Komisioneri për zgjerim në BE Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë online, ose "vizitë" virtuale, siç e quan ai, me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi bënë me dije se kanë diskutuar për luftën ndaj koronavirusit dhe përgatitjet për Samitin e Sofisë, që do të mbëhet javën e ardhshme.

Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së, thekoson Komisioneri Varhelyi.

Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shkruan Varhelyi.

Të fundit