Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bozo 'mbështet' Berishën: Atë e ka votuar populli, asnjë s'mund ta pengojë të hyjë në Parlament

Bozo 'mbështet' Berishën: Atë e ka votuar populli,

Luljeta Bozo shprehet se asnjë nuk mund ta pengojë ish-kryeministrin Sali Berisha që të rikthehet në Parlament.

Deputetja socialiste thekson se ai ka marrë votbesimin e qytetarëve dhe se është e drejta e tij që të hyjë në Kuvend më 10 shtator.

Ajo shton se DASH ka pasur arsye të forta për të shpallur "non grata" ish-kryeministrin, por pavarëisht kërkesës së ndërkombëtare, Bozo mendon që e Berisha ka të drejtë ta ushtrojë mandatin e fituar më 25 prill.

“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, tha Bozo për "Euronews Albania".

Kjo e fundit është deputetja më e vjetër e Kuvendit të ri dhe do të drejtojë seancën e parë të legjislaturës së re.

Të fundit