Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe ironizon Bashën: E fitoi mandatin e tretë. Humb dy herë me PS, fiton një herë në PD

Braçe ironizon Bashën: E fitoi mandatin e tretë. Humb dy

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar Lulzim Bashën, pas fitores së djeshme duke u rizgjidhur për një mandat 4 vjeçar në krye të Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se e fitoi dhe Basha mandatin e tretë, duke cituar më pas fjalët e Murrizit sot në Kuvend, i cili tha se kryedemokrati humbet dy herë me PS-në dhe fiton një herë në zgjedhjet e brendhshme të partisë.

Postimi i Braçes:

Edhe ky fitoi MANDATIN E TRETE!

Mire e tha ai tani;
CDO KATER VITE,
HUMB DY HERE ME PS DHE
FITON NJE HERE NE PD!

Fiks aritmetika e ketij!

Të fundit