Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe në Kuvend: Pabarazia është shumë e thellë kur vjen puna për pensionet

Braçe në Kuvend: Pabarazia është shumë e thellë

Deputeti Erion Braçe nuk ka fshehur kritikat ndaj programit të qeverisë Rama 3 për katror vitet e ardhshme.

Duke folur në Kuvend, Braçe thotë se qeveria nuk parashikon rritje të pensioneve, ndërsa ngre shqetësimin e pabarazia është shumë e thellë, sidomos kur vjen puna për pensionistët.

Jemi në krizë të demokracisë. Shqetësim më të madh kam largimin e të rinjve. Duke filluar nga këtu, një reformë e parlamentit, një sjellje e përsëritur për 12 vite eshte shumë e lodhshme për njerëzit e këtij vendi.

Ka një mendim të gabuar që paqja vjen kur mbaron lufta. Por paqja vjen kur ka drejtësi. Drejtësia po kalon një reformim të madh. Është në nderin tonë që të rigjenerojmë reformën në drejtësi. Ndërtimin e së cilit institucion të drejtësisë së re.

Ndjekje penale të çdo anëtari të atij sistemi që është jashtë. E dini që në KPK ka një proces, lku gjykata e Amsterdamit ka një vendim të vitit 2019 skandaloz. Drejtësia do të jetë kontributi më i madh në këtë vend për 100 vitet e ardhshme.

Kush dëshiron të kontribuojë është i mirëpritur. Paga minimale në Shqipëri është 30.000. Pabarazia është shumë e thellë, sidomos kur vjen puna për pensionistët.  Ka pabarazi në paga, pensione, biznese. Kemi shumë punë për të bërë. Mbështes angazhimin për të rritur pensionet”, tha Braçe.

 

Të fundit