Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Bum’ tërmeti, bam covid-i”, mesazhi i Ramës për fundvitin: Kjo është arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes me dëshirë të madhe

‘Bum’ tërmeti, bam covid-i”, mesazhi i Ramës
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar të gjithë shqiptarët me anë të një video-mesazhi teksa ka renditur sfidat e këtij viti që po lëmë pas.

Në veçanti, Rama u ndal te tërmeti i një viti më parë, por edhe vështirësitë e shumta nga pandemia Covid-19.

Rama ka falënderuar të gjithë shqiptarët që punojnë në Shqipëri dhe thekson se shembulli i tyre ia bën punën si kryeministër më të lehtë.

 “Të gjithë mendojnë se bëjnë punë të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj, është më e vështira. Unë punoj shumë.

Problemet që duhen të zgjidhen shumë janë të pafundme. Lërë pastaj ‘bum’ tërmeti, bamp covid-i. Çfarë sfidash!

Puna më e vështirë është e atyre që duhen të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje nën rrënojat e tërmetit.

Puna më e vështirë është në duart e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë dhe në të ftohtë, ditën e natën, për t’i kthyer sa më parë familjet në banesa.

Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të dielat e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohe luftojnë kundër COVID-it.

Puna më e vështirë është e një shqiptari të zakonshëm që jetojnë dhe punojnë duke mbajtur familjet e tyre edhe në këtë kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie, apo rimëkëmbje.

Puna më e vështirë është e prindërve për t’ju siguruar fëmijëve një të ardhme më të sigurt, një Shqipëri të fortë e të shëndetshme.

Shembulli i tyre ma bën punë time më të lehtë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe, për të luftuar që të bëjë çdo të mirën cdo ditë për vendin tonë. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të shndritshme.

Të gjithë njerëzit që punojnë në Shqipëri dhe familjet e tyre, dua t’i falënderoj me mirënjohje nga zemra për gjithçka që japin dhe t’ju uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë.”, shprehet Rama.

Të fundit