Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati: Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të na shqetësojë

Bushati: Situata e pazakontë që po përjeton opozita duhet të

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në fjalën që mbajti në Kongresin e PS ka kërkuar nga socialistët që të të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, teksa vuri theksin te situata që po kalon prej muajsh Partia Demokratike.

Ai tha se ajo që po kalon sot opozita duhet ta shqetësojë PS dhe qeverinë.

“Sfida jonë e radhës është si ta përhapin drejtësinë në të gjitha sferat. Atëherë do ta vendosim thekson te vlerat që prodhon shumica. PS duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Një parti ku identiteti dhe besimi te vlerat e lirisë janë në të gjitha nivelet. Ne duhet të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë. Situata e pazakonte që po përjeton opozita duhet të na shqetësojë. Unë e kam bindje se Shqipëria duhet të ishte në vendet paranojë në negociata e integrimit nëse do të kishim krijuar kushte për dialog.

Opozita është mekanizmi i balancimit real jo i përjashtimit apo përplotësimit formal. Vetëm kështu do mundet që ne të qeverisim pa sunduar për një Shqipëri ku ia vlen të jetosh”, tha Bushati në fjalën e tij në Kongresin e PS”, tha Bushati.

 

Të fundit