Flash News

Ditari i Maxhorancës

Butrinti/Berisha -Margaritit: Thuhet se je shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë

Butrinti/Berisha -Margaritit: Thuhet se je shumë e egër me

Kreu i PD, Sali Berisha nuk i kurseu kritikat për ministren e Kulturës Elva Margariti, ndërsa denoncoi marrëveshjen për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Berisha iu drejtua Margaritit se prania e saj në bord për dy vjet e akuzon shumë rëndë.

“Shkruhet se je shumë e egër në zyrë me punonjësit… qenia jote në bord për dy vjet të akuzon ty shumë rëndë. Mund të jesh në bord, por je ministrja e kulturës dhe nuk je zonja Margariti. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare bordi. Kurse marrëveshja shkruan se pas 2 vitesh zgjidhet dikush tjetër.

Bordi i një pasurie publike duhet dominohet nga shteti, e vërteta është se shteti ka vetëm dy vetë, ministren dhe një të departamentit të arkeologjisë. Në se keni dhembshuri, menaxhimi i saj duhet të jetë nga shteti, por është në duart e fondacionit”, tha Berisha.

 

Të fundit