Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti 2022/ 7.1 miliardë lekë për fermerët, nis zbatimi i Programit IPARD II

Buxheti 2022/ 7.1 miliardë lekë për fermerët, nis zbatimi i

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka prezantuar buxhetin për vitin 2022 për fermerët.

Krifca deklaroi se 7.1 miliard lekë do të shkojnë për mbështetje dhe investime për zhvillimin rural, përgjatë vitit 2022. Ministrja theksoi se rritja e eksporteve synohet të arrihet nëpërmjet nxitjes së produktivitetit, duke mbështetur dhe financuar rritjen e sipërfaqes së serave, fuqizimin e fermave të mëdha, forcimin e agropërpunimit, rritjen e mekanizimit dhe teknologjitë inovative.

Ministrja shtoi se buxheti i vitit të ardhshëm do vazhdojë t’i mbështesë fermerët me naftë dhe do të shtojë kulturën e ullirit. Krifca deklaroi skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike.

Në vitin 2022, do të fillojë edhe zbatimi i programit IPARD II, me një buxhet total prej 146 milionë euro.

“Gjithashtu, nëpërmjet IPARD do të shtojmë pesë masa të reja mbështetje që përfshijnë pyllëzimin, infrastrukturën rurale, shërbimet e këshillimit, masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe fermat organike.”, u shpreh ministrja. Me fokus te dija, si i vetmi mekanizëm i zhvillimit, do të ndihmohen fermerët me informim dhe këshillim me një buxhet të dedikuar prej 634 milionë lekësh. Do të financojmë projekte për bujqësi të digjitalizuar, me vlerë rreth 103 milionë lekë, që do të ndihmojnë në ngritjen e regjistrave të fermës, të sistemeve të aplikimeve online, duke ulur barrën për aplikantët dhe rritur transparencën”, u shpreh Krifca.

 

Të fundit