Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Buxheti i 2021, prioritet rindërtimin", Rama: Kemi parashikuar investimin e 28 miliardë lekëve për ngritjen e zonave të prekura nga tërmeti

"Buxheti i 2021, prioritet rindërtimin", Rama: Kemi parashikuar
Kryeministri Rama

Kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar një takim me gazetarët për të informuar se deri ku është arritur me procesin e rindërtimit, gati një vit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tha se për projekt buxhetin e 2021 është parashikuar investimi i 28 miliardë lekëve për rindërtimin.

“Seanca për shëndetësinë javën e ardhshme, ndërkohë e pamë të udhës që tani të fokusohemi tek rindërtimi.

Parashihen 28 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit që po hyjmë, pra 2021-shit, që do të shkojnë për rindërtimin. Është parashikuar gjithashtu edhe fondi prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qirasë, për familjet që do të vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie, deri kur të kthehen në apartamentet e reja. 

Këtë vit janë 34 miliardë lekë të buxhetit të shtetit që është vendosur të investohen, nga të cilat 32 janë të alokuara plotësisht. Nga këto deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë për të cilat dita ditësh një masë e konsiderueshem e banorëve po marrin celsat.

Gjithë pjesa tjetër e të ardhurave është hedhur në themelet dhe strukturat e ndërtesave të reja, si dhe infrastrukturës rrugore e nëntokësore të atyre që do të jenë së shpejti lagje të reja, të ngritura nga e para në zonat e prekura nga tërmeti. Padyshim që qëllimi ynë mbetet që shtëpitë e reja të jenë edhe më të mira edhe më të forta se ato të vjetrat. Kjo për faktin se ne kemi zgjedhur një politikë që të gjitha kurorat që ndodheshin bashkë në një kulmm, në shtëpitë e shembura t’ju ndërtohen kulme veç e veç”, ka thënë Rama.

Të fundit