Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dade: Opozita po mbytet në qerthullin e saj, e ka lënë mazhorancën në pozita komode

Dade: Opozita po mbytet në qerthullin e saj, e ka lënë

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade ka renditur sfidat e Partisë Socialiste në mandatin e tretë qeverisës. Nga pandemia te reforma në drejtësi, problemet ekonomike, largimi i shqiptarëve, investimet dhe integrimi në BE, janë ndër prioritetet e PS-së sipas Dades.

E ftuar në studion e "Absolut" në A2 CNN, Dade tha se të gjitha synimet, sfidat dhe prioritetet e vendosura nga qeveria nuk mund të përmbushen pa bashkëpunimin e opozitës.

“Ka vështirësi të panumërta, janë sfida që vështirë të përmbushen se janë sfida globale si; pandemia, çështjet ekonomike, por edhe disa probleme si tërmeti dhe sfida tjetër sesi do të bindin shqiptarët të mos largohen nga vendi dhe ta shohin të ardhmen këtu. Reforma në drejtësi të urojmë që të përmbushet, se është ende larg pritshmërive që patëm, thithja e investimeve, çështja e pronës, që janë në rreth vicioz, duhet bërë kujdes. Çështje e mprehtë edhe imazhi si në opinionin publik europian dhe vendet fqinje që duhet punë për ta përmbysur këtë imazh. Dhe të gjitha këto nuk mund të përmushen pa opozitën dhe pa angazhimin publik, si edhe integrimi në BE i shqiptarëve”, u shpreh Dade.

Dade theksoi se përmbushja e misionit të qeverisë duhet të arrihet me përfshirjen e opozitës, e cila e ka lënë maxhorancën në pozita komode.

“Nuk më takon të bëj bilance, por fakti që morën mandat të tretë tregon që shqiptarët edhe pse të pakënaqur nuk kishin as alternativa të tjera. Opozita po mbytet në qerthullin e saj dhe e ka lënë mazhorancën në pozita komode”, tha Dade.

Të fundit