Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dalin rezultatet e Këshillimit Kombëtar/ 61% e qytetarëve pro, Rama: Kanabisi do të legalizohet

Dalin rezultatet e Këshillimit Kombëtar/ 61% e qytetarëve pro,

Kanë dalë rezultatet e Këshillimit Kombëtar. 61% e qytetarëve kanë votuar pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

I pyetur se çfarë vendimi do të marrë, kryeministri Edi Rama tha se do të dëgjohet zëri i shumicës, duke konfirmuar se do ta legalizojë.

Ai shtoi se legalizimi i kanabisit do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

"Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Ç'ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet", tha Rama.

Dalin rezultatet e Këshillimit Kombëtar/ 61% e qytetarëve pro,

Ndërsa sa i përket çështjeve të tjera të rëndësishme që u përfshinë në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar ka rezultuar:

- 66 % e shqiptarëve pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve.

- 59% e shqiptarëve pro Ballkanit të Hapur

- 74% e shqiptarëve pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar vettingun

- 67 % pro e shqiptarë që Shqipëria të ndahet nga procesi paralel i integrimit në BE me Maqedoninë e Veriut

Të fundit