Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debati për traun në Parkun e Divjakës/ Braçe e quan të paligjshme, ‘harron’ vendimin që firmosi vetë

Debati për traun në Parkun e Divjakës/ Braçe e quan

Deputeti Erion Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit në Parkun e Divjakës është ndërtim pa leje që rrezikon jetën e qytetarëve. Sipas tij është i rrezikshëm pasi  dëmtohet siguria rrugore.

“Kjo që po bëhet me këtë projektin është e paligjshme. Ka disa rrugë në këtë park që janë kombëtare, ajo nga autostrada, në Divjakë dhe pastaj në plazh.

Jan 24 km rrugë kombëtare që garantojnë aksesin jo vetëm të divjakasve, por edhe të gjithë të tjerëve për në plazhin e Divjakës. Nuk ëka asnjë rrugë tjetër. Është e paarsyeshme që një rrugë e tillë kombëtare të bëhet me pagesë.

Kjo që po bën Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me ARRSH është pikërisht vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. Është vendosur m’u në mes të rrugës dhe jo m’u në mes të parkut.

Ajo rrugë aty është e vetmja mënyrë se si qytetari mund të aksesojë bregdetin”, tha Braçe, i cili ‘harron’ që vendimi në të cilin është bazuar nisma është firmosur nga vetë ai kur ishte zv.kryeministër në janar të 2021-shit.

Siç duket, në vendim theksohet se  hyrja e vizitorëve dhe turistëve do të kushtojë 50 lekë në ditë, kurse e mjeteve deri në 150 lekë në ditë.

Debati për traun në Parkun e Divjakës/ Braçe e quan

Të fundit