Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Defender Europe 21”, Peleshi pret Komandantin e ushtrisë amerikane: Gur themeli për intesifikimin e stërvitjeve

“Defender Europe 21”, Peleshi pret Komandantin e ushtrisë
Foto ilustruese

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli. Peleshi e njohu atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje. Sipas ministrit, kjo stërvitje do të shërbejë si gur themeli për intesifikimin e stërvitjeve dypalëshe, Shqipëri-SHBA.

Ndërkohë, Gjeneral Cavoli nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat sipas tij, rrisin nivelin e ndërveprueshmërisëndërmjet aleatëve. Cavoli tha se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.

Cavoli ishte i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ditën e sotme në vendin tonë mbërritën të tjera mjete amerikane për stërvitjen “Defender Europe 21”.

Të fundit