Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklarata qesharake e Ramës: Do tregojmë me shifra sa larg është Shqipëria nga korrupsioni

Deklarata qesharake e Ramës: Do tregojmë me shifra sa larg

Në podkastin “Flasim”, Rama foli për një raport të Bashkimit Europian, i cili sipas tij e vendos Shqipërinë në një dritë pozitive për prokurimet publike në raport me rajonin.

Rama tha se dokumenti, i hartuar nga struktura ndërkombëtare dhe jo nga qeveria, tregon përmirësime dhe, sipas tij, rrëzon ato që i quajti “perceptime negative” për korrupsionin në vend.

Sipas kryeministrit, përmes “shifrave dhe fakteve” publikut do t’i tregohet se realiteti është ndryshe nga ai që, siç u shpreh ai, “thuret dhe stërthuhet” në opinionin publik dhe politik.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta”, deklaroi Rama.

Me pak fjalë, sipas interpretimit të deklaratës së Ramës, problemi nuk është korrupsioni, por mënyra se si ai perceptohet.

Të fundit