Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kemi marrë ekspertizë si prodhohet domatja", ironia e Xhafajt në Komisionin e Ligjeve

"Kemi marrë ekspertizë si prodhohet domatja", ironia e

Sot në Komisionin e Ligjeve është diskutuar projektligji për deklasifikimin e informacionit. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ironizoi faktin që nuk ka pasur ekspertizë nga NATO dhe BE përpara se të kalonte për diskutim.

Ai u shpreh se deputetët kanë marrë ekspertizë edhe për prodhimin e domates, duke nënvizuar se nevojitej çertifikim nga NATO apo BE. Xhafaj shtoi se projektligji nuk i shkon në brendësi problemit.

“Unë nuk vë në diskutim aftësitë e drejtorisë për të hartuar këtë ligj, edhe për shkak se kam pasur mundësi të punoj me ju. Përtej vlerave individuale tuaja dhe përpjekjeve që keni bërë për ta përthurur me direktivat, në kontekstin e zhvillimeve aktuale, a mos është e nevojshme për të pasur një konsulencë më të thelluar ndaj këtij projektligji? Ne kemi kaluar këtu ligje dhe kemi pasur ekspertizë si prodhohet domatja.

Është akoma më e rëndësishme që të kishim një certifikimn nga NATO apo BE, apo nga një asistencë e kualifikuar. Ligji në tërësinë e vet duket që zgjidh shumë gjëra të mira, por është më shumë rregullatore, sesa në thelbin e problemit”, u shpreh Xhafaj.

 

Të fundit