Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denoncimi tronditës i Koçekut, ish-deputeti i PS i komenton publikisht: Presionet e Ramës i kam hequr nën lëkurë

Denoncimi tronditës i Koçekut, ish-deputeti i PS i komenton

Pak ditë pasi deputetja Marjana Koçeku vendosi largimin nga grupi parlamentar i PS dhe njoftoi se do të jetë deputete e pavarur, sot publikoi një denoncim tronditës.

Në rrjetet sciale, sot shkroi se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave në Shkodër.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

Sakaq, mesazhet solidarizuese ndaj Koçekut kanë qenë të shumta.

Ndër to bie në sy edhe komenti i ish deputetit të PS, Gjetan Gjetani, i cili shkruan se presionet e Edi Ramës i ka provuar para saj. 

"Ky eshte nje akt Shume i rende! E kam provuar presionet é Edi Rames nen lekuren time! Edi Rama eshte bandit!", shkruan ish deputeti i përjashtuar nga PS në shtator 2018. 

Denoncimi tronditës i Koçekut, ish-deputeti i PS i komenton

 

Të fundit