Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetët e PS të detyruar të votojnë projektligjin për studentët e mjekësisë edhe pse janë kundër

Deputetët e PS të detyruar të votojnë projektligjin për

Deputeti socialist, Eduart Ndrecaj ka deklaruar hapur se nuk është dakord me projektligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë, që i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbarimit të studimeve.

Megjithatë, ka shtuar në Komisionin e Edukimit se pavarësisht qasjes së tij, sërish do të duhet ta votojë pasi sipas tij është pjesë e mazhorancës.

“Gjithçka që ka ardhur në këtë pikë, është për shkak të një mungese diskutimi mes palëve, fajin për të cilën e ka Ministria e Arsimit. Do vijë koha që ne të marrim të njëjtat masa, për inxhinierët, mësuesit, nëse nuk krijojmë kushte të përshtatshme punësimi, duke nisur me pagesat. Unë do ta votoj projektligjin si pjesë e mazhorancës, por do ta votoj me bindjen se nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur”, deklaroi deputeti socialist.

 

Të fundit